Transmetuar më 10-06-2018, 08:40

Nga Spartak Ngjela 

Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 28 qershor, është një gjë e sigurt. Cila është arsyeja politike që e garanton hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian? Kurrë nuk duhet menduar se garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian do të votojnë për Shqipërinë më 28 qershor, do të gjendet në situatën e brendshme të Shqipërisë. Në këtë rast kjo nuk ka lidhje fare me këtë situatë. Garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian në mënyrë unanime do të votojnë më 28 qershor për çeljen e negociatave me Shqipërinë, është te politika aktuale anerikane për Ballkanin Perëndimor, prandaj vota e tyre, politikisht, nuk do të hidhet pro apo kundër Shqipërisë. Kështu siç ka ardhur situata, vota e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, politikisht, kuptohet që do të jetë një votë pro ose kundër Shteteve të Bashkuara Amerikës. Domethënë është e kuptueshme që do të jetë pro, sepse, natyrshëm, që të gjitha vendet e BE-së do të jenë pro Amerikës. Gjithçka është e sigurt, prandaj korrupsioni i lartë në Tiranë kot e ka që çirret dhe kot e ka që shpreson te vota kundër. 

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al