Transmetuar më 10-06-2018, 08:21

Boksieri shqiptar Sefer Seferi është mundur nga Tyson Fury në ndeshjen e shumëpritur e zhvilluar në ‘Manchester Arena”, në Britani.

Seferi ka rezistuar katër raunde por nuk mund të bënte më shumë ndaj Furyt që u rikthye triumfator.

Ish-kampioni i peshave të rënd Fury rikthehej në ring pas 31 muajsh mungesë.

Ndeshjen e fundit ai kishte mundur ukrainasin Vladimir Klitckho.

Rikthimi i tij erdhi pas problemeve që kaloi me shëndetin mendor dhe abuzimin me substancat narkotike.

Për Seferin kjo humbje cilësohet një zhgënjim i madh, pasi ai kishte kohë që përgatitej dhe ishte mjaft optimist./a.m./noa.al/