Transmetuar më 09-06-2018, 19:25

Gratë në Shqipëri kryesojnë për nivelin e arsimimit, por për pagën janë më pak të paguara, dhe sipas INSTAT diferenca është me 10.5 për qind.

Në arsimin e lartë femrat dominojnë me rreth 60%. Në raportin e vitit 2017 gjithashtu bëhet e ditur se, edhe pse jetojnë më gjatë, femrat rezultojnë më të prekura nga sëmundjet e rënda.

Në Shqipëri gratë janë shumë më të arsimuara se burrat, por kur flitet për pagat janë më pak të paguara.

Për vitin 2017 rezulton se hendeku gjinor shkon në 10.5 për qind.

Delina Ibrahimaj, drejtore e INSTAT, në prezantimin e raportit u shpreh se gratë nuk vlerësohen sa duhet për kontributin që japin.

“ Statistikat e arsimit tregojnë një aspekt të rëndësishëm që lidhet jo vetëm me aspiratat e shkollimit të vajzave dhe djemve por me drejtimin që marrin ato në jetën e tyre. Sipas të dhënave në arsimin parauniversitar regjistrohen më shumë djem sesa vajza, ndërsa mnë arsimin e lartë janë vajzat që dominojnë me 60%”, tha ajo.

Ibrahimaj shprehet se gratë jetojnë më shumë se burrat pavarësisht së janë më të prekura nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoreve.

Pjesëmarrja e grave në parlament ka arritur reth 30% duke plotësuar nivelin e barazisë gjinore.

Ndërsa kanë nisur dhe përpjekjet që kuotat e përfaqësimit të shkojnë në 50 për qind.

Të diplomuar në 2017

Gratë 64.2%

Burrat 35.8%

Jetëgjatësia

Gratë 80 vjeç

Burrat 77

Diskriminimi në pagë

10.5%

Sëmundshmëria

Gratë 56.8 %

Burrat 50.7 %