Transmetuar më 09-06-2018, 18:35

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj reagon lidhur me vdekjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shpreh ngushëllime për humbjen e madhe.

“Para pak javësh në Prishtinë pata fatin t’i shtrëngoja dorën për herë të fundit legjendës kosovare të futbollit Fadil Vokrri!

Nuk gjeti paqe pa e fut Kosovën në UEFA & FIFA gjer sa ia doli me sukses!

Kampion në fushë, kampion jashtë saj – faleminderit për kujtimet kampion”, ka shkruar Veliaj.

Fadil Vokrri u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, si pasojë e një goditje në zemër./a.k/noa.al/