Transmetuar më 09-06-2018, 17:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Streatham Hill, në jug të Londrës.

Në pamjet e publikuara nga "Daily Mail" shihen disa të rinj që zihen.

Mediat raportojnë se ata janë studentë, dhe të gjithë kishin thika me vete.

Një prej tyre ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital.

Mësohet se 16-vjeçari është në gjendje kritike dhe po trajtohet në spital, ndërsa dy agresorët të moshës 18 dhe 19 vjeç janë arrestuar.

Janë të paqarta arsyet e kësaj përleshjeje të dhunshme. /k.k/noa.al/