Transmetuar më 09-06-2018, 16:04

Një foshnjë ka shpëtuar gjallë pas tetë orësh nën dhe. Ai u varros pasi të afërmit e menduan se  vdiq pas një incidenti kur lindi. 

Një video tronditëse tregon dy oficerë në Brazil që gjynjëzohen mbi një gropë në tokë, në errësirë, dhe me lopatë largojnë dheun nga trupi i foshnjes.

Menjëherë filluan të gërmonin me duar dhe nxorrën fëmijën nga një gropë rreth 50 cm, rreth orës 22:00 të martën.

Policët e nxorrën nga varri të mbuluar me baltë dhe kishte akoma në trup kordonin e kërthizës. Ata e dërguan në spital menjëherë për t’i pastruar rrugët e frymëmarrjes.

Foshnja erdhi në jetë në mesditë, nga një vajzë idiane, vetëm 15 vjeç. Nëna e re tha se ishte në banjë kur i filluan kontraktimet.

Pas lindjes, fëmija ra me forcë në dysheme, dhe nuk pati asnjë reagim. Të afërmit pretenduan se kishte ndërruar jetë, dhe vendosën ta varrosin. /k.k/noa.al/