Transmetuar më 09-06-2018, 14:36

Një 20-vjeçar iraken Ali Bashar, i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 14-vjeçare në Gjermani, u arrestua pasditen e kësaj të premteje në Irak.

I riu sipas hetuesve, ishte arratisur në vendin e tij të lindjes, për të shmangur arrestimin pas krimit të kryer gjatë kësaj të marte.

Lajmi për arrestimin e tij u dha nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, duke vlerësuar bashkëpunimin mes policisë gjermane dhe asaj irakene.

Ali Bashar akuzohet për përdhunimin e së miturës me emrin Sussana dhe më tej mbytjen e saj, për të fshehur krimin. Menjëherë më pas ai e fshehu kufomën, në një gropë, duke e mbuluar me mbetje dhe barishte, shkruan noa.al.

I riu i cili rezulton me disa precedentë penal, kishte marrë refuzim të kërkesës për azil në vitin 2016, por avokati i tij e kishte ankimuar.

Të enjten, bashkë me familjen, arriti që të kthehej në Irak, me synim fshehjen e gjurmëve. /a.y/noa.al