Transmetuar më 09-06-2018, 13:51

Një fotografi që mund të shndërrohej në një tragjedi. Një turiste 25-vjeçare, Joohee Han, ndodhej në malin Tyson në Australi të shtunën e kaluar, kur befas pa një geeminë të thellë.

U përkul duke synuar që të shkrepte një fotografi, për të fiksuar panoramën mbresëlënëse.

Por fatkeqësisht vajza koreano-jugore rrëshqiti në greminë, duke mbetur pa ndjenja për thuajse gjashtë orë.

Për fatin e saj të mirë, çanta që mbante në kurriz, e ndihmoi që të lëndohej më pak.

Kur u përmend, e kishte e pamundur që të ngjitej sërish. E izoluar totalisht, mundësia e vetme për të mbijetuar ishte uji që rridhte nga shkëmbinjtë e greminës.

Nuk kishte ushqim me vete dhe shumë pak shanse për mbijetesë, shkruan noa.al. Megjithatë ajo nuk u dorëzua, duke bërtitur me sa zë kishte për ndihmë.

Më në fund pas gjashtë ditës, ekipet e kërkim-shpëtimit, arritën që ta lokalizojnë.

Ajo u shpëtua me helikopterë pasditen e kësaj të enjteje dhe fatmirësisht pas ndihmës së marrë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al