Transmetuar më 09-06-2018, 13:24

Vendosi vogëlushin në makinë, ndërsa më pas shkoi në shtëpi për të marrë çelësat që kishte harruar, por i ra të fikët. Kështu vogëlushi mbeti i bllokuar për disa orë në makinën në diell, duke vdekur prej asfiksisë.

Një tragjedi e rëndë ajo e ndodhur këtë të enjte në Karolinën e Jugut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjyshja e vendosi vogëlushin 1 vjeç, Joe Avery James Lockaby në makinën e saj, kur befas kuptoi se kishte harruar në shtëpi çelësat, duke bërë që të kthehej pas. Por sapo hyri në shtëpi ajo humbi ndjenjat, duke rënë në dysheme.

Kur u zgjua nuk e kuptoi se sa kohë kishte kaluar, duke u rikthyer me vrap në makinë, ku e gjeti vogëlushin duke marrë frymë me zor.

E shqetësuar ajo telefonoi menjëherë ndihmën e shpejtë, por mjekët konstatuan vdekjen e tij. Dyshohet se vogëlushi humbi jetën për shkak të temperaturave të larta dhe asfiksisë nga mungesa e ajrit në spital, shkruan noa.al.

Gjyshja aktualisht ndodhet e shtruar në spital, ndërkohë që paraprakisht flitet për ngjarje aksidentale. /a.y/noa.al