Transmetuar më 08-06-2018, 21:45

Një turist australian është goditur me thikë në gjoks, vetëm pak sekonda pasi kishte ngacmuar një grua në një klub nate, në kryeqytetin e Tajlandës.

Sipas mediave të huaja, Jaydon Sienkiewicz, 21 vjeç, ishte duke u argëtuar me babanë e tij australian dhe nënën e tij tajlandeze, në klubin e natës Mixx Discotheque, në Walking Street në Pattaya.

Rreth orës 4 të mëngjesit, Jaydon shkoi i vetëm në banjë dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur ai qëndron pranë një tavoline afër së cilës një grua tajlandeze gjendet në krahët e të dashurit të saj.

Ndërkohë, pasi e prek nga të pasmet vajzën, i dashuri i vajzës përpiqet të afrohet për ta goditur Sienkieëicz, por ndalohet nga e dashura e tij, shrkuan Daily Mail.

Gjithsesi ai arriti që ta godasë me thikë në gjoks.

I lënduari humbi shumë gjak, por u stabilizua në spital. /k.k/noa.al/