Transmetuar më 08-06-2018, 21:06

Një krokodil lëvizte në një zonë të banuar në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Për të vënë nën kontroll kafshën e rrezikshme, u thirr një gjuetar krokodilësh.

Pasi e neutralizoi egërsirën dhe i lidhi gojën, gjuetari po përpiqej ta ngarkonte në një kamionçinë për ta çuar drejt habitatit në natyrë.

Kafsha u irritua së tepërmi dhe i dha një goditje të fortë gjuetarit duke e hedhur përtokë.

Në video duken momentet e frikshme kur gjuetari duket se pëson dëmtime nga goditja e krokodilit tre metër i gjatë.

Dëshmitarë aty janë shumë banorë të zonës mes të cilëve edhe fëmijë që u rrezikuan nga krokodili./a.m./noa.al/