Transmetuar më 08-06-2018, 16:33

Tiranë, NOA.al- Orët e para të ditës vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit por me fokus në zonat Perëndimore. Ndërsa gradualisht pjesa e dytë e ditës, zhvendos shirat drejt zonave Lindore dhe ekstremit Verior të Shqipërisë duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit porrënie të ndjeshme sjell mesdita si pasojë e shirave në territor.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit dominohet nga kthjellime e vranësira kalimtare; më të theksuara kthjellimet në rajonin Mesdhetar dhe gadishulli Iberik.

Ndërsa Europa Juglindore dhe pjesërisht Qendra e saj, do të jenë me vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu. /a.y/noa.al