Transmetuar më 08-06-2018, 11:22

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi, ku kanë humbur jetën gjashtë emigrantë.

Mësohet se emigrantët të cilët ishin nga Irani, kishin hyrë ilegalisht në Greqi.

Mjeti me të cilin udhëtonin, u aksidentua në aksin rrugor Ksanthi-Kavala, duke dalë jashtë rruge.

Bëhet e ditur se mes viktimave, tre janë fëmijë dhe tre të rritur.

Sakaq flitet për dhjetë të plagosur të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Lidhur me këtë rast autoritetet helene po vijojnë hetimet, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al