Transmetuar më 07-06-2018, 10:20

Në videon e mëposhtme shfaqet beteja për mbijetesë e një karkaleci uji.

Edhe pse ndodhet brenda një tenxhereje me ujë të vluar, karkaleci arrin të ngjitet sipër.

Përpjekja e tij titanike shkon deri aty sa shkëput një prej këmbëve në ujin e vluar.

Në ato momente karkaleci shpëton nga uji i vluar.

Ky episod i filmuar në një restorant në Kinë është bërë viral në rrjet.

Vajza që filmoi skenën tha se e mori karkalecin në shtëpi dhe po e mban në një akuarium./a.m./noa.al/