Transmetuar më 07-06-2018, 09:45

Si do të reagonit nëse dikush ju dëmton banesën? Me siguri që ndoshta do dilnit nga vetja dhe do bëheshit të dhunshëm.

Edhe për kafshët duket që vlen e njëjta gjë.

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet kur një majmun sulmon eskavatorin që po dëmtonte pyllin ku ai banonte.

Teksa po rrëzohej pema ku ndodhej, majmuni u afrua dhe tentoi t’i ndalë, por u rrëzua në tokë.

Më pas punonjësit marrin majmunin dhe e largojnë në një zonë të sigurt.

Ky episod ka ndodhur në Indonezi dhe videoja është shpërndarë nga “Animal Rescue” në Ditën Botërore të Ambjentit./a.m./noa.al/