Transmetuar më 06-06-2018, 21:59

Pas asaj periudhe të ëmbël të “muajit të mjaltit” të një lidhje, ku ndjesia e mirë e të pasurit një partner në jetë fillon të dobësohet, fjalosjet e vogla fillojnë të shfaqen në lidhje.

Këto fjalosje të vogla që mund të jenë rreth pastrimit të shtëpisë, mbajtjes së dritave ndezur, etj., mund të shkaktojnë stres në çdo lidhje – por fatmirësisht ekziston një zgjidhje për këtë.

Familja e afërt dhe miqtë mund t’i “shërojnë” streset e panevojshme, sipas hulumtuesve të Universitetit të Teksasit.

Pas një eksperimenti me 100 çifte të porsamartuara, hulumtuesit kanë arritur në përfundim këtë përfundim:

“Ata të cilët kanë disa miq të afërt dhe janë të afërt me familjen kanë nivele më të vogla të stresit kur fillojnë konfliktet brenda çiftit”./a.k/noa.al/