Transmetuar më 06-06-2018, 19:14

Pak muaj para se të vinte në pushtet në vitin 2013, mazhoranca e majtë ndërmori një aksion të gjerë kundër kumarit në të gjithë vendin.

Operacioni i koduar “Fundi i marrëzisë”, në të cilin mori pjesë edhe policia, u konkludua me mbylljen drastike të qindra pika bastesh dhe kazinosh.

Por aksioni i atëhershëm rezultoi fragmentar, pasi në këto vite, pikat e basteve janë shtuar me shpejtësi.

Madje, edhe në shkelje të ligjit duke u ngritur pranë shkollave dhe objekteve të kultit.

Por së fundi mësohet se autoritetet kanë nisur një operacion të ri.

Në disa qytete kanë nisur kontrolle për mbylljen e pikave të jashtëligjshme të kumarit.

Raportohet se në shumë pika bastesh janë konstatuar edhe makineta kumari të paliçensuara. Po ashtu, raportohet se janë konstatuar edhe punonjës të pasiguruar.

Nuk ka ende njoftim zyrtar për përmasat e abuzimeve të konstatuara dhe ndëshkimet konkrete./a.m./noa.al/