Transmetuar më 06-06-2018, 18:35

Sherre të tilla janë të rralla, pasi në të janë përfshirë jo pak, por 12 persona.

Në mesin e tyre është edhe një grua, dhe 11 burra.

Pamjet e frikshme tregojnë momenti se si disa prej burrave bien në tokë, të gjakosur, nga grushtet dhe shkelmat.

Personi që regjistroi pamjet pretendon se sherri ishte aq kaotik, sa që tetë oficerë policie që gjendeshin aty nuk ndërhynë derisa grindja të mbaronte.

Konflikti ndodhi në qendër të Birmingham, të dielën.

Janë të paqarta shkaqet që çuan në këtë konflikt të ashpër mes tyre.

Ndërkohë, të gjithë janë shoqëruar në polici. /k.k/noa.al/