Transmetuar më 06-06-2018, 18:01

Të shumtë janë njerëzit që vuajnë nga probleme të ndryshme në mushkëri. Disa nga ftohja, të tjerë nga duhanpirja, por që më fatali është kanceri në këtë organ trupor.

Në botë janë shtuar ndjeshëm rastet e vdekshmërisë si pasojë e kancerit në mushkëri. Ka disa shenja të cilat paralajmërojnë këtë sëmundje të rëndë.

Dy shenjat e para të kancerit të mushkërive janë:

Frymëmarrje me vështirësi

Frymëmarrja e shkurtuar apo me vështirësi mund të ndodhë për shkak se tumori ka bllokuar rrugët e ajrit.

Dhimbje e gjoksit

Disa njerëz të prekur nga kjo sëmundje, tregojnë se kanë dhimbje të shtuara në gjoks, kur kolliten, marrin frymë thellë apo qeshin. Kjo shkaktohet sepse tumori është duke pushtuar gjoksin.

Kështu që, mos i neglizhoni të paktën këto dy shenja paralajmëruese. /k.k/noa.al/