Transmetuar më 05-06-2018, 18:11

Rezoluta për unifikimin doganor me Shqipërinë është votuar ditën e sotme nga Parlamenti i Kosovës.

Propozimi i deputetit socialdemokrat, Visar Ymeri, mori votën pro të 67 deputetëve, përfshirë edhe të atyre të shumicës qeverisëse.

Ndërkohë, vetëm 1 deputet votoi kundër, dhe një tjetër abstenoi.

Në të njëjtën seancë u miratua edhe heqja e tarifave Roaming, në komunikimet telefonike mes dy vendeve.

Unifikimi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës heq barrierat kufitare mes dy vendeve, çka lehtëson dhe nxit rritjen e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në të dyja anët e kufirit.

Marrëveshja lehtëson importin dhe eksportin e produkteve kosovare përmes porteve të vendit tonë.

Një gjë e tillë ishte diskutuar më herët edhe në takimin e dy kryeministrave, Rama dhe Haradinaj, në mbledhjen e qeverive, në 27 nëntor të vitit të kaluar. /k.k/noa.al/