Transmetuar më 05-06-2018, 16:50

Një video e këndshme është publikuar së fundi, dhe tregon momentin e reagimit të një djali të vogël kur kupton se mishi që ai ha vjen nga kafshët, dhe pas kësaj bëhet vegjetarian.

Zayn Oukaci shfaqet teksa bisedon me nënën e tij , Christine Bell, për ushqimin e preferuar. 

Më pas ai filloi të rendiste ushqimet e preferuara, pulë, përshutë dhe mish qengji.

Por nëna e tij fillon të qeshë kur ai shqetësohet se si qengji shndërrohet në mish. 

Që atëherë, Zayni refuzoi të hajë mish.

Ishim ulur duke biseduar me Zayn dhe ai filloi të fliste për fasulet e gjelbra. Ai i do fasulet e gjelbra dhe thotë se ato duken disi si karkaleca dhe mendon se të gjithë duhet t’i hanë ato.

Pastaj ai po fliste për mish dhe ai thotë se qengji është qebap. Dhe unë u rrëzova së qeshuri”, ka thënë nëna e Zayn. /k.k/noa.al/