Transmetuar më 04-06-2018, 20:18

Nga Spartak Ngjela

Rama dhe Berisha janë në ethe.

Duan ta sabotojnë.

Por këtë e di e gjithë politika perëndimore.

Edi Rama do të fillojë grindjen me kancelaritë europiane gjoja për çeljen e negociatave.

Ai kërkon të sabotojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, sepse kjo çelje e penalizon dhe e skarton nga politika me anë të Reformës në Drejtësi.

Por kot lodhet.

Hapje e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është e vendosur.

Madje vetë skartimi i Ramës dhe i Berishës me anë të hapejes së negociatave, e ka bërë edhe më të vendosur politikën amerikane dhe politikën gjermane për çeljen e tyre, dhe procesin shumë të sigurt.

Ata a dinë shumë mirë se bashkimi Rama-Berisha është kundër reformës dhe kundër Bashkimit Evropian.

Por të dy janë të HUMBUR.

Asgjë nuk do bëjnë dot.

Data 26 qershor do të sjellë me vete fillimi e fundit të korrupsionit kryeministror shqiptar.

Keni për ta parë…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al