Transmetuar më 04-06-2018, 17:34

Keni probleme me tensionin e lartë? Nëse ndjeni shpesh dhimbje gjoksi, dhimbje koke apo vështirësi në frymëmarrje atëherë paralajmërimin e keni.

Ushtrimet fizike janë mjaft pozitive kundër hipertensionit. Por ajo që duhet të dini është se duhet të shmangni ushtrimet me intensitet të lartë shkruan Express.co.uk.

Këto lloj ushtrimesh më shumë do ju dëmtonin se sa do kishin efekte pozitive te juve.

“Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, regjimi i ushtrimeve duhet të jetë në nivel me nevojat tuaja, kështu që ka ushtrime që duhet shmangur. Unë them se duhet shmangur ushtrimet HIIT, të cilat ndikojnë në rritjen e shkallës së të rrahurave të zemrës”, citohet mjekja Fayfa Nilsson.

Tensioni i lartë rrit rrezikun për komplikime që çojnë deri në vdekje, një prej tyre është sulmi në zemër./a.m./noa.al/