Transmetuar më 04-06-2018, 15:11

A jeni edhe ju nga ato nëna që dëshironi sa më shumë fëmijë? Epo në një studim të fundit të kryer nga Universiteti i Kembrixhit është arritur në konkluzionin se më shumë se dy fëmijë rrisin rrezikun për nënën që të preket nga sëmundjet e zemrës.

Sipas studimit, fëmijët rrisin stresin te prindërit pasi ata shqetësohen për çdo aspekt të jetës së tyre.

Por, më tepër se sa stresi, problemet mund të vijnë nga procesi i lindjes.

Lindja si proces tendos zemrën dhe rritet rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas hulumtuesve, sa më shumë lindje të ketë bërë një femër, aq më shumë rrezikohet.

Nënat që kanë më shumë se pesë fëmijë kanë 40 % më shumë rrezik të goditen nga ndonjë infarkt.

“Ne e dimë që shtatzënia dhe procesi i lindjes tendosin zemrën në mënyrë të tmerrshme, dhe rritja e fëmijëve është stresuese gjithashtu. Ne nuk duam t’u shtojmë stresin njerëzve në jetën e përditshme por t’i vëmë në dijeni dhe çfarë të bëjën për këtë”, thotë drejtuesja e studimit Clare Oliver-Williams.

Në studim morën pjesë tetë mijë gra në SHBA nga mosha 45 në 64 vjeç.