I arratisur nga burgu, shqiptari vritet gjatë përleshjes me policinë në Tetovë
Transmetuar më 04-06-2018, 13:43

Një shqiptar i Maqedonisë ka mbetur i vrarë ditën e sotme, gjatë një përplasje me armë zjarri me policinë e Tetovës.

38-vjeçari Jeton Rexhepi i dënuar me 25 vite burg për vrasje, grabitje dhe rrëmbim, është arratisur nga qelia vite më parë dhe ishte shpallur në kërkim.

Gjatë ndjekjes nga policia ditën e sotme në fshatin Llarcë, Rexhepi ka reaguar me armë zjarri, gjë që ka gjetur kundërpërgjigje.

Mësohet se Rexhepi ka qëlluar drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit sotëm, ku dhe kanë ndeshur në rezistencën me armë.

Bëhet me dije se ai kishte arritur që ti shpëtonte policisë edhe tre herë të tjera, në vitin 2012, 2014 dhe 2016.

Dyshohet se gjatë qëndrimit në arrati, Rexhepi ka kryer edhe një rrëmbim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...