Transmetuar më 04-06-2018, 12:47

Për të humbur peshë duhet mbajtur parasysh një faktor shumë i rëndësishëm, kilogramët nëse akumulohen, nuk varen vetëm nga sasia që hamë, por kryesisht se sa shpejtë funksionon metabolizmi ynë.

Një nga organet që rregullon metabolizmin është tiroidja, një gjëndër në dukje e pakuptimtë, por shumë e rëndësishme për shëndetin tonë.

Kur ajo funksionon keq, prodhon më pak hormone dhe për pasojë shkaktohet hipotiroidizmi.

Pasoja kryesore e hipotiroidizmit është lëkura e thatë, rënia e flokëve, ndjesi kronike lodhjeje, kapsllëk, shpesh depresion dhe shtim peshe.

Por për të mos akumuluar peshë, ekzistojnë disa veprime thelbësore që ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll kilogramët e tepërt:

-Hani vetëm ushqime të shëndetshme, duke shmangur sheqerin e rafinuar

-Shmangni ngrënien e karbohidrateve të thjeshta, atyre të konservuara dhe derivatet e miellit të bardhë

-Përzgjidhni karbohidrate komplekse, ose thënë ndryshe miell tërshëre, produkte integrale, fruta të freskëta. Këto ushqime ndikojnë që të ndihemi të ngopur më gjatë.

-Vaji i kokosit nëse merret 20 minuta para vakteve ose përdoret në kuzhinë, për shkak të acideve yndyrore që përmban, stimulon funksionimin e tiroides.

-Bërja e sportit, lëvizja dhe aktiviteti fizik, stimulojnë metabolizmin

-Hani vakte të vogla mes vakteve, sugjerohen fruta

-Pini një lugë uthull molle me stomakun bosh, pasi uthulla e mollës ndihmon në funksionin e tiroides

-Hani arrë, janë të pasura me selen, i cili është shumë i rëndësishëm për funksionimin korrekt të tiroides. /a.y/noa.al