Transmetuar më 04-06-2018, 10:40

Të shtunën në Korçë u zhvillua festa tradicionale e Karnavaleve të Korçës.

Me anë të kësaj feste u çel edhe zyrtarisht sezoni turistik veror në qytetin e festave të mëdha.

Karnavalet e Korçës, historia dhe fama e të cilave është e njohur jo vetëm në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar, këtë vit ishin më të veçanta se çdo vit tjetër.

Fantazia e personazheve, ngjyrave dhe kostumeve ka kaluar çdo lloj imagjinate për të dhuruar një spektakël të vërtetë.

Telekom Albania ofroi mbështetjen e saj për këtë aktivitet domethënës dhe argëtues jo vetëm për korçarët por për të gjithë shqiptarët.