Transmetuar më 03-06-2018, 14:40

Një dietë e shëndetshme, nis gjithmonë nga një regjim i shëndetshëm ushqimor dhe i vazhdueshëm, duke shmangur ushqimet “toksike” dhe duke treguar kujdes me sasinë që konsumoni.

Por ekziston një “dietë emergjence”, e cila në një ditë premton pastrimin e trupit nga të gjithë lëngjet e tepërta, dhe garanton shfryrjen tuaj.

Në orën 08.00 të mëngjesit pini një gotë ujë me limon.

Në orën 10.00 të paradites, pini një lëng frutash me një kokërr molle, një karotë dhe një portokall.

Në mesditë pini një çaj jeshil.

Në orën 13.00 të drekës pini një lëng molle dhe karote.

Në orën 15.00 të pasdites pini çaj jeshil.

Në orën 19.00 të pasdites pini çaj mesteje.

Në orën 22.00 të mbrëmjes, pini një tjetër gotë ujë me limon, shkruan noa.al.

Në fund të ditës do të ndiheni mirë, më të shfryrë dhe do të dukeni më të hequr, si dhe trupi do të jetë pastruar nga toksinat. /a.y/noa.al