Transmetuar më 03-06-2018, 10:23

Kosmo është një qen polic dhe prej vitesh me shërbimin e tij ka shpëtuar jetën e qindra personave.

Ndërhyrja e tij këtë të enjte, për të ndihmuar një familje në Kaiapoi, të Zelandës së Re, rrezikoi të bëhej operacioni i tij i fundit, për shkak se qeni u qëllua me thikë në fyt nga një agresor.

Agjenti i policisë që ishte me të, e gjeti mes një pellgu gjaku dhe mendoi se kishte ngordhur.

Por qeni u dërgua te veterineri me helikopter, ku jeta u shpëtua nga transfuzioni i gjakut nga një “kolegu” i tij, një tjetër qen policie, Oza.

“Me siguri do kishte ngordhur, u gjet pa ndjenja mes gjakut”, deklaroi efektivi i policisë Regan Turner.

Pronari i Oza, Craig Moore, iu përgjigj apelit për të ndihmuar Kosmo, duke bërë që qeni të shpëtojë. /a.y/noa.al