Transmetuar më 03-06-2018, 09:26

Tre sezone bashkë, tre triumfe me Real Madrid. Një histori suksesi, e mbyllur me dorëheqje nga Zinedin Zidane.

Kombëtarja e Katarit i ofron Zidane 200 milionë euro për të stërvitur ekipin, në kuadër të botërorit 2022.

Është kjo oferta faraonike për Zidane, ish-trajnerin e Real Madrid, pasi dha dorëheqjen nga drejtimi madrilen.

“Zidane do të stërvisë kombëtaren e Katarit për kupën e botës 2022, 50 milionë për secilin nga katër vitet”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Megjithatë nga ana e ish-trajnerit të Realit, nuk ka ende një konfirmim lidhur me hapat e radhës që do të hedhë. /a.y/noa.al