Transmetuar më 02-06-2018, 10:05

Videoja e këtij fëmije që i vjen në ndihmë të moshuarës është bërë virale.

Momentet emocionuese janë fiksuar në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara nga drejtuesja e një makine e cila ishte dëshmitare e gjithë skenës.

Fëmija vetëm 8-vjeçar doli nga makina me të cilën udhëtonte me nënën.

Ai u afrua dhe ndihmoi të moshuarën që nuk po ngjiste dot shkallët.

“Faleminderit zotit për fëmijët tanë”, shkruante gruaja Riley Duncan, e cila publikoi videon në rrjetet sociale.

Fëmija që ndihmoi të moshuarën quhet Maurice Adams. Në fund ai shihet teksa përqafon gruan e moshuar./a.m./noa.al/