Transmetuar më 31-05-2018, 11:02

Ndoshta juve kurrë nuk u ka shkuar në mendje se tharja e fytyrës me peshqir është e gabuar.

Por në fakt, edhe pse nuk e dinim, kjo është e vërteta. Pasi lajmë fytyrën ne e thajmë me peshqir, por dermatologët këshillojnë të gjenden zgjidhje të reja.

Kjo pasi fytyra jonë e lagur shndërrohet në një “sfungjer” që thith bakteret që qëndrojnë në peshqir.

Kjo bën që të shfaqen puçra dhe të acarohet lëkura.

E mira është të gjeni zgjidhje të tjera, por nëse përdorni peshqir, sigurohuni që ai të jetë i pastër dhe ndërrojeni shpesh.

Po ashtu, ju nuk duhet të përdorni të njëjtin peshqir për trupin dhe për fytyrën.

Kështu, shpërndani më lehtë bakteret./a.m./noa.al/