Transmetuar më 30-05-2018, 11:48

Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për atë që cilësohet si një prej problemeve më të mëdha ndër vite për mijëra familje, legalizimin e banesave në pallatet e braktisura.

Ai ka deklaruar se është hartuar një “listë e zezë” me ndërtuesit abuzues ndaj të cilëve do të merren masa.

“Ne kemi bërë një listë të ndërtuesve që nuk kanë shlyer detyrime. ‘Lista e zezë’ do iu dërgohet bashkive, drejtorive të tatimeve për të bërë bllokim të llogarive, AZHK-së dhe shoqatës së ndërtuesve. Këta ndërtues duhet ta shohin njëri-tjetrin në sy dhe t’i thonë njeri-tjetrit kush është burrë i mirë dhe kush mashtron qytetarët”, deklaroi Lame.

Ai bëri një pasyrë të gjerë të problemit me shifra.

Sipas tij, çështja e pallateve të braktisura daton prej viteve 1993-1994 dhe janë 1200 objekte të evidentuara.

Ai tha se 102 pallate janë legalizuar me 8892 banesa në total.

“Problemi me pallatet e braktisura është një problem që prej vitit 1993-1994 dhe vazhdon ende të japë probleme. Por për herë të parë një qeveri shqiptare e ka marrë përsipër këtë problem. Janë 1200 objekte të evidentuara. Janë 102 pallate të legalizuara deri më sot me 8892 banesa. Në rang republike, gati gjysma e lejeve të ndërtimit rezulton me shkelje./a.m./noa.al/