Transmetuar më 29-05-2018, 14:35

Tradhtitë në çift? Ndodhin më shpesh të hënën, në një moment të caktuar të ditës.

Të paktën është kjo ajo që ka zbuluar ‘Second Love’, një portal për takimet jashtëmartesore, i cili ka nënshtruar ndaj një pyetësori mbi një milion përdorues.

Rezultatet janë befasuese, madje më shumë nga ç’duhet: e hëna, është dita kur ndodhin tradhtitë më të mëdha në çift dhe ka një arsye konkrete.

Kjo pasi e hëna vjen direkt pas fundjavës, që për thuajse të gjitha çiftet e martuara, është momenti për t’iu dedikuar pushimeve dhe familjes.

Për tradhtarët “serialë”, pas 48 orësh në familja, tradhtia bëhet thuajse domosdoshmëri me rikthimin në punë.

Madje personat e përfshirë në studim thanë se të hënën mund të vonoheshin më shumë në “punë” dhe të mos ngjallnin dyshime, shkruan noa.al.

Po ashtu, portali zbuloi se e hëna është dita kur përdoruesit janë më aktivë. Madje pjesa më e madhe e ekseseve dhe takimeve të koordinuara, ndodh pasdite nga ora 16.00 deri në 18.00. Studimi zbuloi se ky është momenti më i mirë, kur ndodhin lidhjet klandestine. /a.y/noa.al