Transmetuar më 29-05-2018, 10:00

Vera është sinonim i diellit, dritës, gjelbërimit, shëtitjeve në ajër të pastër, dritareve të hapura dhe… mushkonjave!

Bashkë me stinën e nxehtë, në mënyrë të pashmangshme kthehet edhe makthi ynë i natës, afrimi i mushkonjave dhe pickimi kur duam të flemë.

Por për të shpëtuar nga ky problem janë tre bimë aromatike, të cilat mund ti mbani fare mirë në shtëpi.

Borziloku- Ndoshta keni një sasi në ballkon ose në kopsht, por duhet ta dini se kjo bimë është një ndihmesë shumë e mirë për të mbajtur larg mushkonjat.

Meneksheja– Lulja e menekshesë ndër karakteristikat kryesore të saj ka aromën e ngjeshur, e cila ndonëse e këndshme për njerëzit, është shumë e mirë për të larguar mushkonjat.

Rozmarina– Rozmarina e njohur ndryshe edhe si mersinë, është një tjetër bimë që mban larg mushkonjat për shkak të aromës së saj. Kështu që bëni mirë të mos e ndani nga shtëpitë tuaja. /a.y/noa.al