Transmetuar më 28-05-2018, 13:17

Në Paris janë krijuar taksitë që ecin mbi ujë. Janë ‘Sea Bubbles’ dhe janë ideuar nga një kompani franceze, ku për ideimin e tyre kanë punuar inxhinierët e Formula 1 dhe ata të avionëve Airbus.

Rruga e parë u bë në 22 maj në lumin Senna, por ideja është që të thjeshtohet transporti i përditshëm.

“Duam të reduktojmë trafikun në qytet, duke kaluar nëpër rrugë”, deklaroi për ‘Reuters’, ideatori i këtyre taksive, Alain Thebault.

“Përgjysmohet ndotja, por edhe zhurma”, tha ai, shkruan noa.al.

Taksia lundruese është tërësisht elektrike dhe mund të arrijë deri në 30 kilometër në orë, si dhe mund të mbajë katër pasagjerë, plus dhe shoferin. /a.y/noa.al