Transmetuar më 20-05-2018, 08:12

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum, ka paralamjmëruar Serbinë se pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk ka integrim në Bashkimin Europian.

"Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk është i mundur pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja sfidë që përballet Serbia.

Të paktën po aq e rëndësishme është tema e reformave në sundimin e ligjit", ka thënë ai.

Sipas Krichbaum, Kosova është “problem i të gjitha problemeve”, kur bëhet fjalë për integrimin europian të Serbisë, dhe se kjo është pengesa më e madhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjithsesi, ai e pranon se Serbia është në rrugën e duhur për t’u integruar në BE, por negociatat do të zgjasin disa vite. /k.k/noa.al/