Transmetuar më 19-05-2018, 08:09

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë fundjave me një pamje vërtetë mbresëlënëse nga plazhi i Jalit.

Ai thotë se është drejt përfundimit projekti që i kthen kësaj zone shkëlqimin e humbur.

Rama thotë se tashmë ka marrë jetë një zonë këmbësore turistike.

“Me këtë pamje të plazhit të bukur të Jalit mbrëmë, ku është drejt përfundimit një tjetër projekt i Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që i kthen kësaj perle të Jonit shkëlqimin e humbur për vite të tëra mes ngrehinave të shëmtuara e kaosit të makinave aty ku sot ka marrë jetë një zonë këmbësore turistike, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Qysh prej marrjes së detyrës si Kryeministër, Edi Rama i ka kushtuar një vëmendje të madhe turizmit dhe promovimit të tij. /a.y/noa.al