Transmetuar më 18-05-2018, 10:10

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, nga samiti i Sofjes këtë të enjte, deklaroi se negociatat me Shqipërinë kanë shënuar përparime, por se janë ende të vështira.

Ai thotë se kjo vjen për shkak të çështjeve që janë të hapura qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

“Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë, na kanë marrë më shumë kohë. Jemi ende në gjendje lufte. Është çështja e zonave ekskluzive ekonomike, një çështje e rëndësishme si dhe të tjera mes të cilave edhe respektimin i të drejtave të minoritetit grek”, u shpreh Tsipras.

Megjithatë shtoi se negociatat mes dy vendeve janë në rrugë të mbarë, duke u shprehur optimist për zhvillime pozitive brenda muajit qershor.

Një temë e nxehtë mes dy vendeve, është edhe marrëveshja për kufirin detar. /a.y/noa.al