Transmetuar më 17-05-2018, 09:12

Hetimet intensive të policisë kanë çuar në identifikimin e autorëve të plagosjes së ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia”.

Lidhur me plagosjen e 30-vjeçarit Eraldo (Lazaj) Danaj, blutë e Vlorës kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje.

Ata janë N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë, G.Gj., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë.

Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe dy automjete tip “Porsche” dhe “Range Rover”.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre të dyshuarit dhe “Prodhim, shitja e narkotikëve”, për të plagosurin. /a.y/noa.al

Vlorë, plagoset me armë zjarri një person