Transmetuar më 17-05-2018, 08:59

Diamanti legjendar blu “Blu Farnese”, prej 6.16 karatë, i dhuruar në vitin 1715 ndaj Elisabetta Farnese, mbretëreshë e Spanjës, u shit në ankand këtë të martë nga shtëpia e ankandeve ‘Sotheby’s’ në Gjenevë.

Diamanti u shit për 6.7 milionë dollarë ose rreth 5.65 milionë euro. Bëhet fjalë për një shifër më të lartë nga pritshmërinë, të cilat maksimumi shkonin në 5.3 milionë dollarë.

Diamanti vjen nga miniera e Golconda, në Indi, e njëjta ku u zbulua diamanti “Hope” i blerë nga mbreti Luigi XIV.

Elisabetta, pasardhëse e Paolo Terzo Farnese, e mori dhuratën në vitin 1715 në Parma të Italisë, për martesën me Filippo V të Spanjës.

I mbajtur nga burra e gra, qysh atëherë diamanti ka kapërcyer Europën në sajë të aleancave martesore. /a.y/noa.al