Transmetuar më 17-05-2018, 08:43

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ish-ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi janë thirrur ditën e sotme, për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjithçka pasi tre zyrtarët e PD, janë personat që publikuan audio-përgjimin, me anë të të cilit pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, shfaqet në një bisedë për trafik droge.

Ky veprim i Prokurorisë vjen një ditë, pasi organi i akuzës sekuestroi audio-regjistrimin.

Mësohet se biseda është dërguar për ekspertizë të specializuar jashtë vendit, për të provuar nëse është autentike dhe nëse janë bërë ndërhyrje në të.

Lidhur me audio-regjistrimin i cili sipas deputetëve të PD, pretendohet se është zhvilluar në Vlorë, Agron Xhafaj ndihmon një person për ngarkesë droge.

Lidhur me akuzat e vazhdueshme të opozitës, ditën e djeshme Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama i doli në krahë ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke e cilësuar gjithçka si maskaradë për të penguar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Nga ana e tij Xahfaj u distancua nga veprimet e vëllait të tij i cili është dënuar në Itali, me 7 vite e 2 muaj burg, duke deklaruar se nuk bie pre e shantazhit. /a.y/noa.al

Ministri Xhafaj i përgjigjet akuzave: Audio-përgjimi, mashtrim i ulët dhe veprim mafioz

Rama: Audio-përgjimi jo autentik! Nuk lëshojmë njerëzit tanë për dhëmbët e ujqërve

“Vëllai i Xhafajt”, Rama: Maskaradë kundër negociatave! Kam kërkuar ekspertizën e “përgjimit”

Vëllai i Xhafaj letër publike: Dorëzohem sot para autoriteteve italiane