Transmetuar më 16-05-2018, 21:14

Emina Çunmulaj është modelja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Amerikë, por gjithmonë ka treguar m ekrenari prejardhjen e saj, madje i ruan me fanatizëm traditat e zakonet shqiptare.

Sot ajo e tregoi përsëri me foton që postoi në rrjetin e saj social Instagram, ku duket e veshur me veshje kombëtare shqiptare dhe duke mbajtur me dorë barkun.

Ajo tashmë është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe pret fëmijën e saj të dytë.

“Bebja ime… të premtoj që do të të rris me të njëjtat vlera që nëna ime më rriti mua, të premtoj që do të kujtoj gjithmonë prejardhjen e mamit tënd dhe sa krenare jam për të… Kultura ime është gjëja më e shëndetshme që kam dhe detyra ime është të të mësoj ty dhe Ella Faria bukurinë e saj” – ka shkruar Emina në foton e postuar në Instagram.