Transmetuar më 16-05-2018, 20:27

Një ngjarje absurde ka ndodhur në Pakistan ku një i ri ka përfunduar me sy të nxjerrë pasi është sulmuar nga familjarët e tij.

I riu 22-vjeçar është sulmuar nga babai dhe vëllezërit e tij sepse donte të martohej me një vajzë që e kishte zgjedhur vetë.

Sipas DailyMail, Abdul Baqi, 22 vjeç, nga fshati Nasirabad në provincën Balochistan të Pakistanit, i kishte kërkuar familjes së tij të merrte një propozim fejese për të dashurën e tij.

Kjo kërkesë ka tërbuar babanë e tij 70-vjeçar Dost Muhammadin dhe katër vëllezërit – Abdul Ghani, Abdul Sattar, Abdul Rehman dhe Abdul Karim të cilët e kanë sulmuar.

Ata e kanë futur të riun në një dhomë dhe i kanë nxjerrë sytë nga vendi./a.k/noa.al/