Transmetuar më 16-05-2018, 18:32

Përballje e madhe pritet të jetë ajo mes Atletikos së Madridit dhe Olimpik Marsejës, finalja e Europa League.

Madrilenët duan të shpëtojnë një sezon të tërë për të mos dalë pa asnjë trofe, ndërsa francezët dëshirojnë të përsërisin historinë.

Të dyja skuadrat kanë bërë maksimumin për të arritur deri në finalen e madhe.

Në prononcimin për mediat, traineri spanjoll respekton kundërshtarin por thotë se ka më shumë eksperiencë në ndeshje të tillë.

Ndryshe mendon tekniku francez, i cili deklaron se gjithçka mund të ndodhë pasi është vetëm 1 ndeshje. /k.k/noa.al/