Transmetuar më 16-05-2018, 17:43

Fillimisht u raportua si një takim i Presidentin Meta me ministrin Xhafaj dhe Kryeministrin Rama, por më vonë rezultoi se në presidencë u zhvillua mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

Nën drejtimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, kjo mbledhje ishte parashikuar para dy javëve për t’u zhvilluar sot.

Mbledhja zgjati pak më shumë se 1 orë, ndërsa Kryeministri Rama u largua më herët për shkak të axhendës.

Nuk dihen ende detajet e diskutimit në këtë takim, dhe as nëse është folur për pozitën e ministrit Xhafaj pas akuzave të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, për të mbajtur një qëndrim për këtë çështje, ministri Xhafaj do të dalë në konferencë për shtyp, sot në orën 18:30. /k.k/noa.al/