Transmetuar më 16-05-2018, 17:35

Policia ka gjetur dy pako me drogë në një gomone të braktisur në afërsi të Karaburunit.

Noa ka mësuar se policia ka qenë në patrullim normal kur është konstatuar gomonia.

Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike, e llojit kanabis sativa, e cila u gjet në mjetin lundrues 7.5 metër të gjatë.

Gomonia ishte e pajisur me dy motorë të fuqishëm, dhe në të u gjetën edhe disa bidona me benzinë.

Ky detaj ka lindur dyshime se droga ishte bërë gati për t’u trafikuar përmes detit.

Forcat e policisë kanë nisur krehjen e zonës dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e poseduesve. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese