Transmetuar më 16-05-2018, 17:06

Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri po zhvillojnë një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Nuk dihet tema e bisedës mes të treve, por vjen në një situatë të nxehtë politike, ku Xhafaj akuzohet nga opozita se po i del në mbrojtje vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Më herët, z. Xhafaj shkoi në zyrën e Kryeministrit Rama për të diskutuar mbi pozitën e tij, pas akuzave dhe pretendimeve të PD-së.

Ndërkohë, në orën 18:30, zyra e shtypit e ministrit të Brendshëm njoftoi se në orën 18:30, Fatmir Xhafaj do të ketë një konferencë për shtyp.

Kujtojmë që Partia Demokraktike ka kërkuar dorëheqjen e tij. /k.k/noa.al/