Transmetuar më 16-05-2018, 16:56

Ministri Xhafaj thyen heshtjen dhe njofton se do të dalë në konferencë për mediat, sot në orën 18:30, për të dhënë qëndrimin e tij në lidhje me audio-përgjimin e publikuar nga PD.

Konferenca për mediat, vjen vetëm pak orë pas takimit që ministri Xhafaj pati me Kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit.

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Xhafës, duke e akuzuar atë se “mbron vëllanë e vet trafikant droge”.

Për këto akuza, është përgjigjur më herët Kryeministri Rama që e shmangu ministrin nga çdo përgjegjësi ligjore dhe morale.

Ndërkohë, vetë ministri ka replikuar në Parlament me opozitën, ku ka mohuar çdo pretendim të përfaqësuesve të djathtë.

Gjithsesi, materiali i publikuar pak ditë më parë e bën situatën më të komplikuar, edhe pse ende nuk është vërtetuar autenticiteti i audio-përgjimit. /k.k/noa.al/