Transmetuar më 16-05-2018, 15:06
Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën D, të minierës në Bulqizë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, teksa viktimë mbeti një grua 50-vjeçare, e identifikuar vetëm me inicialet Sh.R.
Ajo ishte punëtore dhe u godit nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda.
Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë. /k.k/noa.al/